Sunday, March 30, 2014

 

Dje më 29 Mars 2014, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës - Earth Hour" u zhvilluan aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.

Qëllimi i kësaj iniciative ishte organizimi për herë të pestë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj, që me datë 29 mars 2014 prej orës 20:30 – 21:30 (për 1 orë) të fiken dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë dhuratë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.
Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA dhe Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana” andaj ky eveniment njëkohësisht shërben edhe si një ambasador për Republikën e Kosovës ngase emitohet në shumë mediume të botës.
Edhe këtë vit organizimi qendror është mbajtur në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ku gjatë ditës ambientalist dhe aktivist të AKEA-së dhe “Eko Viciana” kanë vendosur stendat me qëllim që të firmosen qytetarët në eventin e thjeshtë të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses.
Po ashtu në kuadër të kësaj fushate ndërgjegjësimi janë shtypur një numër i konsideruar i fletëpalosjeve dhe posterave të cilët janë shpërndare neper autobuset uran te Prishtines si dhe nëpër qytet.
Pikërisht në oren 20:30 janë fikur dritat edhe në Sheshin “Nëna Terezë” duke u solidarizuar me miliona njerëz dhe mijëra qytete anekënd botës, të cilët në këtë moment i kanë ndalur dritat.
Kosova tashmë ka lansuar në internet web faqën e saj zyrtare: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën janë regjistruar shumë qytetarë te Kosovës si individ apo organizata, së bashku per të kontribuar në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ti dhënë rëndësinë e duhur promovimit të kësaj ngjarje. Kjo ngjarje konsiderohet si "aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë".
Gjithashtu falënderojmë edhe Komunën e Prishtinës, e cila edhe sivjet ka kontribuar moralisht duke fikur dritat në Sheshin “ Nënë Tereza”.




No comments:

Post a Comment