Tuesday, March 8, 2011

Ora e Tokës/ Earth Hour 2011 (EH 60 +)

Në kuadër të fushatës globale "Ora e Tokës” - Earth Hour, organizuar nga Fondi Botëror për Mbrojtjen e Natyrës (WWF), më 26 Mars 2011 në ora 20:30, qytetet nga e gjithë bota do të fikin dritat e tyre për një orë për të dërguar një mesazh të fortë se është e mundur që të mirren masa konkrete kundër ngrohjes globale.

Fikja e dritave për një orë nuk është e mjaftueshme.

Këtë vit merrni vendime për masat konkrete që duhet të ndërmerren për të kontribuar në ruajtjen e planetit tonë!

Mos rrini errësirë gjatë ORËS SË TOKËS, mendoni se çfarë tjetër mund të bëni pas këtij veprimi!