Tuesday, March 2, 2010

Këtë vit "Earth Hour 2010" edhe në Kosovë. Të marrim pjesë aktive të gjithë!

Më 27 Mars 2010, në oren 20:30 do te zhvillohet aktiviteti "Earth Hour".

Qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të parë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individet, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj që me datë 27 mars 2010 prej orës 20:30 – 21: 30 (1 orë) të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektronike, duke ia dedikuar këtë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.

Ora e Tokës institucionalisht është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyren), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA dhe Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”.

Në Orën e Tokës 2010 ne Kosove jane ftuar te marrin pjese të gjithë por aktiviteti kryesorë do të zhvillohet në Prishtinë.

No comments:

Post a Comment