Tuesday, November 8, 2016

Ora e Tokes - Earth Hour 2017 do të shënohet për herë të tetë në Kosovë


Qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të tetë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj që me datë 25 mars 2017 prej orës 20:30 – 21: 30 (1 orë) të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektronike, duke ia dedikuar këtë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.
Ora e Tokës institucionalisht është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrën), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e aktivitetit për Kosovë ka Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”.
Përveç organizimit qendror që do të bëhet me 25 mars në Sheshin “Nëna Terezë” në të cilin parashihet vendosja e një stende ku do të nënshkruhet nga mbështetësit e kësaj iniciative do të organizohet edhe një fushatë ndërgjegjësimi ku planifikohen të shpërndahen një numër i konsideruar i fletëpalosjeve dhe posterëve të cilët do të shpërndahen në zonën urbane të Prishtinës dhe Mitrovicës.
Një pjesë e fletëpalosjeve do të shpërndahen edhe në institucionet e ndryshme publike si: Ministri, shkolla, fakultete, etj
Fanelat do t`u shpërndahen grupeve të caktuara të ftuar enkas në këtë aktivitet (fëmijët nga Shoqata “DOWN Syndrome of Kosova”, nxënësit nga SHFMU (pritet të konfirmohet!) që do të prezentojnë punimet e tyre lidhur me këtë aktivitet.

Kosova tashmë e ka të lansuar në internet web faqën e saj zyrtare: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës si individ apo organizata.