Thirrje ambientalistëve dhe shoqatave mjedisore për të marrë pjesë dhe kontribuar në aktivitetin më të madh ndërkombëtar "Ora e Tokës/ Earth Hour" 2015
Më 28 Mars, në
orën 20:30 deri ne 21:30 i gjithë planeti "do të fiket" për 1 ore,
duke filluar nga Australia e deri ne Kaliforni. Ky është cilësuar si
"aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur
ndonjëherë". Çdo 1 ndër 3 banorë të Tokës do të fikin dritat dhe gjithë
aparaturat e tepërta elektronike nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre. Kjo është
"Ora e Tokes - Earth Hour", ora të cilën ne njerëzit ia kushtojmë
shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës, në një veprim sa simbolik, sensibilizues,
aq edhe efikas e të fortë kundër ndryshimeve klimatike, qe po ia marrin frymën
asaj. Logjika qëndron në lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston midis energjisë
që ne përdorim dhe ndryshimeve klimatike që po ndodhin: konsumi i energjisë
është përgjegjës për mbi 60 % të shkarkimeve të CO2 në atmosferë, e rrjedhimisht kursimi i
energjisë është veprim, që kontribuon drejtpërdrejt në reduktimin e shkarkimeve
të gazrave serrë. Secili prej nesh, si çdo qytetar i botës, ka rolin e vet
aktiv në përpjekjen globale kundër ndryshimeve klimatike, edhe me veprime të
thjeshta si ky i nxitur nga "Ora e Tokës".
"Ora e
Tokës" ka lindur si një iniciativë e "WWF Sidney" në vitin 2007
në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në "Earth
Hour 2013" morën pjese 7000 qytete nga e gjithë bota, në mbi 152 vende dhe
me mbi 2 miliardë përkrahës apo pjesëmarrës vullnetarë.
Ndërtesat më të
famshme në botë, sërish do të fikin dritat gjatë Orës së Tokës, ndërkohë që
mbështetësit e Orës së Tokës do të promovojnë zgjidhjet për të ndryshuar
ndryshimin e klimës. Nga nisma "Kredia e Orës së Tokës", që mbështet
instalimin e paneleve për shfrytëzimin e energjisë diellore, e deri tek nisma
"Pyjet e Orës së Tokës", që mbështet luftën kundër shpyllëzimit, Ora
e Tokës është në qendër të përpjekjeve botërore për shfrytëzimin e energjisë së
rinovueshme, legjislacionin për klimë miqësore, edukimin dhe praktikat e biznesit
për përgjegjësi mjedisore. Në vitin 2014, mbështetësit e Orës së Tokës,
mblodhën fonde për mbjelljen e miliona pemëve, për nxitjen e përdorimit të karburantit-efikas
për ngrohje në mijëra shkolla dhe reduktimin e gjurmës së karbonit.
"Ora e
Tokës 2015" është viti i gjashtë i pjesëmarrjes për Kosoven. Kjo
iniciative edhe kësaj radhe koordinohet nga Shoqata Ekologjike "Eko
Viciana" me vullnetarët e sajë.
Eko Viciana në kuader të Ora e Tokës
2015, me 28 Mars synon të organizojë disa aktivitete në sheshin e Prishtinës
dhe disa qendrave tjera anë e mbanë Kosovës, gjatë ditës dhe në orët e
mbrëmjes. Synimi ynë është që vendi ynë të përfaqësohet sa më mirë në këtë
event simbolik global.
Edhe Ju mund të
bëheni pjesë e "Ora e Tokës në Kosovë", duke siguruar qe qyteti juaj
apo një biznes, të marr pjesë në këtë aktivitet masiv, duke fikur dritat e
objekteve të tyre simbol gjatë Orës së Tokës dhe duke e bërë publik këtë
veprim. Për t'u bere pjese e kësaj fushate lobimi, apo për të kërkuar sqarime
për aktivitetin, mund të kontaktoni vullnetarët tanë ne adresen: eko_viciana@yahoo.com.
Gjithashtu ju
ftojmë që, me datën 28 Mars 2015, gjatë orëve të pasditës, të vini në numër sa
më të madh, me qëllim që të firmosni në eventin e thjeshtë të firmosjes publike
për pjesemarrje në Ora e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur,
që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses. Ne do të jemi në Sheshin Nëna
Terezë prej orës 15:00.
Ftojmë dhe
mirëpresim përzemërsisht çdo përfaqësues të çdo qyteti të Kosovës, çdo
përfaqësues biznesi, shkolle, universiteti, apo shoqate, që dëshiron të
konfirmohet si "Earth Hour City - Qytet i Orës së Tokës" ta bëjë këtë
sa më shpejt duke na shkruar thjesht nje e-mail (eko_viciana@yahoo.com). Lista
e institucioneve pjesëmarrëse do të publikohet në faqen zyrtare të "Earth
Hour Global". Çdo ndihmë e tillë do të ishte ndihmë për përfaqësimin sa më
të mirë të Kosovës në këtë event global. Le të përpiqemi të gjithë bashkë të
kemi sa më shumë qytete dhe sa më shumë qytetarë pjesëmarrës në: "Ora e
Tokës 2015.
Për t'u njohur
me iniciativën "Earth Hour" mund të vizitoni faqen www.earthhour.org dhe http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ si dhe të shikoni videon zyrtare të Earth Hour 2015 https://www.youtube.com/watch?v=XxIMib4e8f8