Thursday, April 1, 2010

“Ora e tokës” u shënua edhe në Prishtinë

E diel 28 Mars 2010 12:14

Në kuadër të aktiviteteve të realizuara nga organizata më e madhe mjedisore në botë WWF (Fondi Ndërkombëtar për Natyrën), përkatësisht në kuadër të “Earth Hour 2010” në shumë qytete në mbarë botën u fikën dritat rreth një orë për të dhënë mesazhin e shfrytëzimit sa më racional të energjisë elektrike, si masë për mbrojtjen e planetit nga ngrohja globale dhe efektet e saj.

Edhe në Kosovë, për herë të parë u realizua shënimi i kësaj ngjarjeje, që është njëra ndër ngjarjet më të mëdha botërore për mbrojtjen e mjedisit “Earth Hour 2010” (“Ora e Tokës 2010”) nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe Shoqata Ekologjike “Eko Viciana”, të cilat qenë partnerë të WWF me bazë vullnetare dhe të cilat në kuadër të këtij projekti global përfaqësuan Kosovën.

Kështu, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në shenjë përkrahjeje dhe solidarizimi me aktivitetin në fjalë, nga ora 15:00 shumë qytetarë, kryesisht të rinj, nënshkruan në shenjë përkrahjeje dhe interesimi, aq më tepër për faktin se është hera e parë që panë një aktivitet të tillë.

Në emër të Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA), Mr. Rrahman Ferizi dha një tablo të përgjithshme mbi rëndësinë e “Earth Hour 2010” veçmas për shtetin tonë, ngase kjo është nisma e parë në vend e një projekti të tillë. Ai poashtu dhe tha se ky projekt, ndonëse i realizuar nga AKEA dhe “Eko Viciana” ka hasur edhe në përkrahje morale nga institucione tjera në vend.

Gjatë kohës së fikjes së dritave, nga ora 20:30 në po atë vend u ndezën qirinj në formë të hartës së Kosovës, në mes të të cilës po përmes qirinjve shënohej numri 60 (simbolika e 60 minutave të “Orës”).

Sipas zyrtarëve të organizatave në fjalë, ky aktivitet mëton të japë një mesazh për shfrytëzim racional të energjisë elektrike dhe sensibilizimin për efektet e saj në ngrohjen globale. Sipas tyre, rëndësia e këtij evenimenti është në simbolikën që shpreh ai për kursim dhe mbrojtje, si në planin mjedisor ashtu edhe në atë ekonomik dhe social, që janë baza të një zhvillimi të qëndrueshëm.

Me këtë rast qenë të pranishëm zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, AKEA, Eko Viciana, përfaqësues të mediave si dhe shumë qytetarë.


“Earth Hour 2010” was marked in Kosovo too!

One of the world’s largest events promoting environmental protection, namely “The Earth Hour”, is marked in Kosovo for the first time this year. The event is globally organized by the prestigious environmental protections organization “World Wildlife Fund - WWF” and it aims to switch off the lights for one hour in major world’s cities and towns in promotion of a more rational use of energy as a measure protecting our planet from the Global Warming.

In Kosovo, the event of the “Earth Hour” was organized by the “Association for Culture and Education AKEA” and the Ecologic Association “Eko Viciana”. The two Kosovar associations became voluntary partners of WWF in implementing the “Earth Hour” activity in Kosovo. The activity took place at the “Mother Teresa Square” in Prishtina, starting from 15:00 hour, where “Earth Hour 2010” organizing partners “AKEA” and “Eko Viciana” provided the stands and the boards for Prishtina citizens to put their signature in the sign of support and solidarity with the “Earth Hour” global move.

In behalf of Association for Culture and Education AKEA, spoke Mr. Rrahman Ferizi, who at the same time was the co-organizer of the event. Mr. Ferizi provided a general presentation of “Earth Hour 2010” activity and its importance for the newly established state of Kosovo. He also mentioned that this activity though it was organized by only two NGO-s (AKEA and Eko Viciana) it was morally supported by many Kosovo institutions. Whereas Prishtina Municipality officially supported the move by agreeing to switch off the lights at the “Mother Teresa Square” marking the Earth Hour.

During the “lights off” time i.e. 20:30 to 21:30 in the “Mother Teresa Square” all the lights went off and instead the activists and many citizens gathered around the candle lights which were organized in the shape of Kosovo Map, with candles showing number “60” in the middle of the map, symbolizing the 60 minutes of lights off.

According to officials of NGO-s that organized the “Earth Hour 2010” in Kosovo, this activity aims to spread the message of rational use of energy and sensationalism of masses for its effects in Global Worming. According to them the importance of this event is in the symbolic it expresses for the action of “saving” be it in the environmental, economic and/or social plan, and that this saving expresses the bases of sustainable development.

The “Earth Hour 2010” activity in Prishtina was also witnessed by many Prishtina citizens, representatives of Prishtina Municipality, representatives of media and environmental activists.