Sunday, March 4, 2018


Eko Viciana për të nëntën herë me radhë shënon në Kosovë evenimentin më të madh Ora e Tokes - Earth Hour 2018

https://www.earthhour.org/country/kosovo
http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/

Tuesday, November 8, 2016

Ora e Tokes - Earth Hour 2017 do të shënohet për herë të tetë në Kosovë


Qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të tetë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj që me datë 25 mars 2017 prej orës 20:30 – 21: 30 (1 orë) të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektronike, duke ia dedikuar këtë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.
Ora e Tokës institucionalisht është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrën), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e aktivitetit për Kosovë ka Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”.
Përveç organizimit qendror që do të bëhet me 25 mars në Sheshin “Nëna Terezë” në të cilin parashihet vendosja e një stende ku do të nënshkruhet nga mbështetësit e kësaj iniciative do të organizohet edhe një fushatë ndërgjegjësimi ku planifikohen të shpërndahen një numër i konsideruar i fletëpalosjeve dhe posterëve të cilët do të shpërndahen në zonën urbane të Prishtinës dhe Mitrovicës.
Një pjesë e fletëpalosjeve do të shpërndahen edhe në institucionet e ndryshme publike si: Ministri, shkolla, fakultete, etj
Fanelat do t`u shpërndahen grupeve të caktuara të ftuar enkas në këtë aktivitet (fëmijët nga Shoqata “DOWN Syndrome of Kosova”, nxënësit nga SHFMU (pritet të konfirmohet!) që do të prezentojnë punimet e tyre lidhur me këtë aktivitet.

Kosova tashmë e ka të lansuar në internet web faqën e saj zyrtare: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën mund të regjistrohen të gjithë qytetarët e Kosovës si individ apo organizata.

Thursday, March 3, 2016

Thirrje për të marrë pjesë dhe kontribuar në "Ora e Tokës" 2016

Në 19 Mars, në orën 20:30 deri në 21:30 i gjithë planeti "do të fiket" për 1 orë duke filluar nga Australia e deri në Kaliforni. Ky është cilësuar si "aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor, që historia ka njohur ndonjëherë": Çdo 1 ndër 3 banorë të Tokës do të fikin dritat dhe gjithë aparaturat e tepërta elektronike nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre. Kjo është "Ora e Tokës - Earth Hour", ora të cilën ne njerëzit ia kushtojme shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës, në një veprim sa simbolik, sensibilizues, aq dhe efikas e të fortë kundër ndryshimeve klimatike, që po ia marrin frymën asaj. Logjika qëndron në lidhjen e drejtpërdrejtë, që ekziston midis energjisë, që ne përdorim dhe ndryshimeve klimatike që po ndodhin: konsumi i energjisë është përgjegjëse për mbi 60% të emetimeve të CO2 në atmosferë, e rrjedhimisht kursimi i energjisë është veprim, që kontribuon drejtpërdrejt dhe fort në reduktimin e emetimeve serrë. Secili prej nesh, si çdo qytetar i botës, ka rolin e vet aktiv në përpjekjen globale kundër ndryshimeve klimatike, edhe me veprime të thjeshta si ky i nxitur nga "Ora e Tokës". 
"Ora e Tokës" ka lindur si një iniciativë e ''WWF Sidney'' në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në "Earth Hour 2015" morën pjesë mbi 172 vende, dhe me miliarda përkrahës apo pjesëmarrës vullnetarë. Për t'u njohur me iniciativën "Earth Hour" mund te vizitoni faqen www.earthhour.org, dhe mund të shikoni videon zyrtare të Earth Hour 2016 https://www.earthhour.org/official-videos
Temë të këtij viti ështe: Energjia e ripërtritshme dhe shpyllëzimet.
"Ora e Tokës 2016" është viti i shtatë i pjesëmarrjes për Kosoven. Kjo iniciative në Kosove edhe kete vit koordinohet nga Shoqata Ekologjike Eko Viciana me vullnetarët e saj.
Ju, ose shoqata juaj mund të bëhen partnerë lokalë të "Ora e Tokës në Kosove" duke dhënë ndihmën tuaj modeste, duke siguruar, që qyteti juaj apo një biznes, të marrë pjesë në këtë aktivitet masiv duke fikur dritat e objekteve të tyre simbol gjatë Orës së Tokës dhe duke e e bërë publik këtë veprim. Fushata ka një letër-ftesë, të cilën ju mund t'ia dërgoni Komunës suaj në emër të Earth Hour Global dhe të loboni për pjesëmarrje. Për t'u bërë pjesë e kësaj fushate lobimi, apo për të kërkuar sqarime për aktivitetin, mund të kontaktoni vullnetarët tanë në adresat: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/, eko_viciana@yahoo.com
Gjithashtu ju ftojmë që, në datën 19 Mars 2016, gjatë orëve të pasdites, të vini në numer sa më të madh, me qëllim që të mund të firmosni në eventin e thjeshtë të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosove, një ceremoni kjo simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka patur shumë sukses. Ne do të jemi te vendosur ne Sheshin Nena Tereze ne Prishtine, që prej orës 15:00.
Mirë se të vini! 
Për ''Orën e Tokës 2016'', ne presim konfirmimin e pjesëmarrjes së Qytetit të Prishtinës. Jemi duke pritur konfirmimin edhe të qyteteve të tjera për të qënë edhe këtë vit në "Earth Hour City". Ajo që një qytet duhet të bëjë që të marrë këtë status të nderuar global, është të fikë për një orë dritat e një simboli të qytetit përkatës.

Ftojmë dhe mirëpresim përzemërsisht çdo përfaqësues të çdo qyteti të Kosovës, çdo përfaqësues biznesi, shkolle, universiteti, apo shoqate, që dëshiron të konfirmohet si "Earth Hour City - Qytet i Orës së Tokës" duke na shkruar thjesht një e-mail. Lista e institucioneve pjesëmarrëse do të botohet në faqen zyrtare të "Earth Hour Global". Çdo ndihmë e tillë do të ishte ndihmë për përfaqësimin më të mirë të Kosoves në këtë event global. Le të përpiqemi të gjithë bashkë të kemi sa më shumë qytete dhe sa më shumë qytetarë pjesëmarrës në: "Ora e Tokës.

Thursday, February 25, 2016

Edhe ne 2016 Eko Viciana organizon Oren e Tokes/ Earth Hour ne Kosove

Per te dhjeten here radhazi Shoqata Ekologjike "Eko Viciana" do te jete partner ne organizimin e evenimentit nderkombetar Earth Hour 2016 ne Kosove.


Saturday, February 28, 2015

Thirrje ambientalistëve dhe shoqatave mjedisore për të marrë pjesë dhe kontribuar në aktivitetin më të madh ndërkombëtar "Ora e Tokës/ Earth Hour" 2015


Më 28 Mars, në orën 20:30 deri ne 21:30 i gjithë planeti "do të fiket" për 1 ore, duke filluar nga Australia e deri ne Kaliforni. Ky është cilësuar si "aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë". Çdo 1 ndër 3 banorë të Tokës do të fikin dritat dhe gjithë aparaturat e tepërta elektronike nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre. Kjo është "Ora e Tokes - Earth Hour", ora të cilën ne njerëzit ia kushtojmë shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës, në një veprim sa simbolik, sensibilizues, aq edhe efikas e të fortë kundër ndryshimeve klimatike, qe po ia marrin frymën asaj. Logjika qëndron në lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston midis energjisë që ne përdorim dhe ndryshimeve klimatike që po ndodhin: konsumi i energjisë është përgjegjës për mbi 60 % të shkarkimeve të CO2 në atmosferë, e rrjedhimisht kursimi i energjisë është veprim, që kontribuon drejtpërdrejt në reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë. Secili prej nesh, si çdo qytetar i botës, ka rolin e vet aktiv në përpjekjen globale kundër ndryshimeve klimatike, edhe me veprime të thjeshta si ky i nxitur nga "Ora e Tokës".
"Ora e Tokës" ka lindur si një iniciativë e "WWF Sidney" në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në "Earth Hour 2013" morën pjese 7000 qytete nga e gjithë bota, në mbi 152 vende dhe me mbi 2 miliardë përkrahës apo pjesëmarrës vullnetarë.
Ndërtesat më të famshme në botë, sërish do të fikin dritat gjatë Orës së Tokës, ndërkohë që mbështetësit e Orës së Tokës do të promovojnë zgjidhjet për të ndryshuar ndryshimin e klimës. Nga nisma "Kredia e Orës së Tokës", që mbështet instalimin e paneleve për shfrytëzimin e energjisë diellore, e deri tek nisma "Pyjet e Orës së Tokës", që mbështet luftën kundër shpyllëzimit, Ora e Tokës është në qendër të përpjekjeve botërore për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme, legjislacionin për klimë miqësore, edukimin dhe praktikat e biznesit për përgjegjësi mjedisore. Në vitin 2014, mbështetësit e Orës së Tokës, mblodhën fonde për mbjelljen e miliona pemëve, për nxitjen e përdorimit të karburantit-efikas për ngrohje në mijëra shkolla dhe reduktimin e gjurmës së karbonit.
"Ora e Tokës 2015" është viti i gjashtë i pjesëmarrjes për Kosoven. Kjo iniciative edhe kësaj radhe koordinohet nga Shoqata Ekologjike "Eko Viciana" me vullnetarët e sajë.
Eko Viciana në kuader të Ora e Tokës 2015, me 28 Mars synon të organizojë disa aktivitete në sheshin e Prishtinës dhe disa qendrave tjera anë e mbanë Kosovës, gjatë ditës dhe në orët e mbrëmjes. Synimi ynë është që vendi ynë të përfaqësohet sa më mirë në këtë event simbolik global.
Edhe Ju mund të bëheni pjesë e "Ora e Tokës në Kosovë", duke siguruar qe qyteti juaj apo një biznes, të marr pjesë në këtë aktivitet masiv, duke fikur dritat e objekteve të tyre simbol gjatë Orës së Tokës dhe duke e bërë publik këtë veprim. Për t'u bere pjese e kësaj fushate lobimi, apo për të kërkuar sqarime për aktivitetin, mund të kontaktoni vullnetarët tanë ne adresen: eko_viciana@yahoo.com.
Gjithashtu ju ftojmë që, me datën 28 Mars 2015, gjatë orëve të pasditës, të vini në numër sa më të madh, me qëllim që të firmosni në eventin e thjeshtë të firmosjes publike për pjesemarrje në Ora e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses. Ne do të jemi në Sheshin Nëna Terezë prej orës 15:00.
Ftojmë dhe mirëpresim përzemërsisht çdo përfaqësues të çdo qyteti të Kosovës, çdo përfaqësues biznesi, shkolle, universiteti, apo shoqate, që dëshiron të konfirmohet si "Earth Hour City - Qytet i Orës së Tokës" ta bëjë këtë sa më shpejt duke na shkruar thjesht nje e-mail (eko_viciana@yahoo.com). Lista e institucioneve pjesëmarrëse do të publikohet në faqen zyrtare të "Earth Hour Global". Çdo ndihmë e tillë do të ishte ndihmë për përfaqësimin sa më të mirë të Kosovës në këtë event global. Le të përpiqemi të gjithë bashkë të kemi sa më shumë qytete dhe sa më shumë qytetarë pjesëmarrës në: "Ora e Tokës 2015.

Për t'u njohur me iniciativën "Earth Hour" mund të vizitoni faqen www.earthhour.org dhe http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ si dhe të shikoni videon zyrtare të Earth Hour 2015 https://www.youtube.com/watch?v=XxIMib4e8f8




Monday, March 31, 2014

Ora e Tokes, metropolet e botes shuajne dritat ne respekt te mjedisit

Qindra miliona njerez ne te gjithe boten kane mbyllur dritat duke u bere pjese e "Ores se Tokes", diten e shtune duke kursyer per nje ore energjine elektrike. 
Kesaj nisme prej vitesh i eshte bashkuar edhe Prishtina. Qellimi per kete vit ishte mbledhja e fondeve per projeketet mjedisore. "Ora e Tokes" eshte veprimi me i madh mjedisor qe nga viti 2007 kur kjo nisme u iniciua ne Sidnei te Australise nga "World Wildlife Fund - WWF". 
Ne oren 20:30 minuta me oren lokale u zhyten ne erresire qindra monumente simbolike ne te gjithe boten, nga Kulla "Eiffel" ne Paris, "Brandenburg Gate" ne Berlin, "Big Ben" ne Londer, e deri ne "Times Square" e "Empire State building" ne New York, Murin e Madh te Kines dhe Kullen e Tokios. 
Fale fushates se Ores se Tokes, senati i Argjentines miratoi nje ligj per te krijuar nje rezerve marine prej 3.4 milione hektare per te mbrojtur miliona specie qe jetojne nen uje. Nderkohe Uganda mbolli mbi 500 mije peme per te ndaluar shpyllezimin ne vend.

Sunday, March 30, 2014

 

Dje më 29 Mars 2014, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës - Earth Hour" u zhvilluan aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.

Qëllimi i kësaj iniciative ishte organizimi për herë të pestë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj, që me datë 29 mars 2014 prej orës 20:30 – 21:30 (për 1 orë) të fiken dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë dhuratë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.
Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA dhe Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana” andaj ky eveniment njëkohësisht shërben edhe si një ambasador për Republikën e Kosovës ngase emitohet në shumë mediume të botës.
Edhe këtë vit organizimi qendror është mbajtur në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ku gjatë ditës ambientalist dhe aktivist të AKEA-së dhe “Eko Viciana” kanë vendosur stendat me qëllim që të firmosen qytetarët në eventin e thjeshtë të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses.
Po ashtu në kuadër të kësaj fushate ndërgjegjësimi janë shtypur një numër i konsideruar i fletëpalosjeve dhe posterave të cilët janë shpërndare neper autobuset uran te Prishtines si dhe nëpër qytet.
Pikërisht në oren 20:30 janë fikur dritat edhe në Sheshin “Nëna Terezë” duke u solidarizuar me miliona njerëz dhe mijëra qytete anekënd botës, të cilët në këtë moment i kanë ndalur dritat.
Kosova tashmë ka lansuar në internet web faqën e saj zyrtare: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën janë regjistruar shumë qytetarë te Kosovës si individ apo organizata, së bashku per të kontribuar në sensibilizimin e opinionit të gjerë për ti dhënë rëndësinë e duhur promovimit të kësaj ngjarje. Kjo ngjarje konsiderohet si "aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë".
Gjithashtu falënderojmë edhe Komunën e Prishtinës, e cila edhe sivjet ka kontribuar moralisht duke fikur dritat në Sheshin “ Nënë Tereza”.