Wednesday, March 7, 2012

Ora e Tokës/ Earth Hour 2012 sërish në Kosovë

AKEA dhe Eko Viciana sërish organizojnë Orën e Tokës në Kosovë.


Me 31 Mars ne oren 20:30 deri ne 21:30 i gjithe planeti "do te fiket" per 1 ore duke filluar nga Australia e deri ne Kaliforni. Ky eshte cilesuar si "aksioni me i madh dhe me masiv mjedisor qe historia ka njohur ndonjehere": cdo 1 nder 3 banore te Tokes do te fikin dritat dhe gjithe aparaturat e teperta elektronike neper shtepite apo bizneset e tyre. Kjo eshte "Ora e Tokes - Earth Hour", ora te cilen ne njerezit ia kushtojme shtepise sone te perbashket, Tokes, ne nje veprim sa simbolik, sensibilizues, aq dhe efikas e te forte kunder ndryshimeve klimatike qe po ia marrin frymen asaj. Logjika qendron ne lidhjen e drejtperdrejte qe ekziston midis energjise qe ne perdorim dhe ndryshimeve klimatike qe po ndodhin: konsumi i energjise eshte pergjegjese per mbi 60% te emetimeve te CO2 ne atmosfere, e rrjedhimisht kursimi i energjise eshte veprim qe kontribuon drejtperdrejt dhe fort ne reduktimin e emetimeve serre. Secili prej nesh, si cdo qytetar i botes, ka rolin e vet aktiv ne perpjekjen globale kunder ndryshimeve klimatike, edhe me veprime te thjeshta si ky i nxitur nga "Ora e Tokes". "Ora e Tokes" ka lindur si nje iniciative e WWF-it ne vitin 2007 ne Sidney, dhe cdo vit e ka zgjeruar perkrahjen e saj ne bote. Ne "Earth Hour 2011" moren pjese 5.251 qytete ne bote, ne mbi 135 vende, dhe me mbi 1,8 miliarde perkrahes apo pjesemarres vullnetare. Ndersa ne "Ora e Tokes" 2012 ne bote do te jene mbi 2 miliarde perkrahes.
Per t'u njohur me iniciativen "Earth Hour" mund te vizitoni faqen www.earthhour.org , dhe mund te shikoni videon zyrtare te Earth Hour 2012 (3 minuta).
http://eef.panda.org/hoe_you_can_help/campaign/?uNeesID=201335
Kete vit "Earth Hour" eshte shnderruar ne "Earth Hour +", pra ne "Ora e Tokes dhe me shume", duke sugjeruar qe ky veprim simbolik i 31 Marsit te shnderrohet per gjitheseicilin ne fillimin e nje viti veprimi kunder ndryshimeve klimatike, me veprime te vogla apo te medha sipas mundesive te gjitheseicilit apo te cdo komuniteti.
"Ora e Tokes 2012" eshte viti i trete i pjesemarrjes per Kosoven. Kjo iniciative ne Kosove koordinohet nga Asociacioni per Kulture, Edukim dhe Arsim - AKEA dhe Shoqata Ekologjike "Eko Viciana" me vullnetaret e tyre dhe me mbeshtetjen morale te "Ambasadoreve te Ores se Tokes ne Kosove"
Ju ose shoqata juaj mund te behen partner lokale te "Ora e Tokes ne Kosove" duke dhene ndihmen tuaj modeste, duke siguruar qe qyteti juaj apo nje biznes te marre pjese ne kete aktivitet masiv duke fikur dritat e objekteve te tyre symbol gjate Ores se Tokes, dhe duke e publikuar kete veprim.
Gjithashtu Ju ftojme qe ne date 31 Mars 2012 gjate oreve te paradites te vini ne numer sa me ta madh qe te mundni ne eventin e thjeshte te firmosjes publike per pjesemarrje ne Oren e Tokes ne Kosove, nje ceremoni simbolike dhe e bukur qe vitet e meparshme ka patur shume sukses. Ne do te vendosim stenden ne sheshin Nena Tereze qe prej ores 13.00 AM.
Miresetevini! Per Oren e Tokes 2012, presim konfirmimin e pjesemarrjes se Qytetit te Prishtines. Jemi duke pritur konfirmimin edhe te disa qyteteve te tjera per te qene edhe kete vit "Earth Hour City". Ajo qe nje qytet duhet te beje qe te marre kete status te nderuar global eshte te fike per nje ore dritat e nje simboli te qytetit perkates. Ftojme dhe mirepresim perzemersisht cdo perfaqesues te cdo qyteti te Kosoves, cdo perfaqesues biznesi, shkolle, universiteti, apo shoqate, qe deshiron te konfirmohet si "Earth Hour City - Qytet i Ores se Tokes" duke na shkruar thjesht nje email. (eko_viciana@yahoo.com)
Lista e institucioneve pjesemarrese do te botohet ne faqen zyrtare te "Earth Hour Global". Cdo ndihme e tille do te ishte ndihme per perfaqesimin sa me te mire te Kosoves ne kete event global. Le te perpiqemi te gjithe bashke te kemi sa me shume qytete dhe sa me shume qytetare pjesemarres ne "Ora e Tokes 2012".