Thursday, April 1, 2010

"Ora e Tokës", manifestimi më i madh botëror kundër ndryshimeve klimatike

E shtune 27 Mars 2010 23:35

Aksioni global "Ora e Tokës" (Earth Hour) do të zhvillohet sot për të katërtën herë, në orët lokale të shteteve (20:30), ku njerëzit në mbarë botën do të fikin dritat për një orë për të treguar solidaritet në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Me iniciativën e Fondit Botëror për Natyrën (WWF), këtë vit do të jenë 125 shtete, banorët e të cilëve do të fikin dritat, ndërkohë që vitin e kaluar ishin vetëm 88 vende.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon deklaroi se ky do të jetë "manifestimi më i madh në luftën kundër ndryshimeve klimatike".

Nga Qyteti i Ndaluar në Pekin, në Piramidat e Egjiptit, në Fontanën Trevi në Romë, në Portën e Brandenburgut në Berlin e deri te Kulla Eiffel në Paris, në të paktën 1 200 qytete të njohura në të gjithë botën, ndriçimi do të pezullohet për një orë për të rritur vetëdijen e njerëzve për rëndësinë e problemeve që krijohen nga ndryshimet klimatike.

Kosova, Arabia Saudite, Kamboxhia, Ekuadori dhe Madagaskari do të jenë nga shtetet që për herë të parë do t'i bashkohen kësaj iniciative./www.mesazhi.com/

No comments:

Post a Comment