Më 23 Mars, në orën 20:30 deri ne 21:30 i gjithë planeti "do të fiket" për 1 ore, duke filluar nga Australia e
deri ne Kaliforni. Ky është cilësuar si "aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë". Çdo 1 ndër 3 banorë të Tokës do të fikin dritat dhe gjithë aparaturat e tepërta elektronike nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre. Kjo është "Ora e Tokes - Earth Hour",
ora të cilën ne njerëzit ia kushtojmë shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës, në një veprim sa simbolik, sensibilizues, aq edhe
efikas e të fortë kundër ndryshimeve klimatike, qe po ia marrin
frymën asaj. Logjika qëndron në lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston midis energjisë që ne përdorim dhe ndryshimeve
klimatike që po
ndodhin: konsumi i energjisë është përgjegjës për mbi
60 % të shkarkimeve të CO2 në atmosferë, e rrjedhimisht kursimi i energjisë është veprim, që kontribuon drejtpërdrejt në reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë. Secili prej nesh, si çdo qytetar i botës, ka rolin e vet aktiv në përpjekjen globale kundër ndryshimeve klimatike, edhe me veprime të thjeshta si ky i nxitur nga "Ora e
Tokës".
"Ora
e Tokës" ka lindur si një iniciativë e "WWF Sidney" në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në "Earth Hour 2013" do të marrin pjese 7001 qytete nga e gjithë bota, në mbi 152 vende dhe me mbi 2 miliardë përkrahës apo pjesëmarrës vullnetarë. Për t'u njohur me iniciativën "Earth
Hour" mund të
vizitoni faqen www.earthhour.org dhe http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ si dhe
të shikoni videon zyrtare të Earth Hour 2013 http://www.youtube.com/watch?v=2UywrjnOaUE
Edhe këtë
vit "Earth Hour" është shndërruar në "Earth Hour +", pra në "Ora e Tokës dhe me shumë" duke sugjeruar që ky veprim simbolik i 23 Marsit të shndërrohet për gjithsecilin në fillimin e një veprimi kundër ndryshimeve klimatike, me veprime të vogla apo të mëdha sipas mundësive të gjithsecilit.
"Ora
e Tokes 2013" është viti i katërt i pjesëmarrjes
për Kosovën. Kjo iniciative në Kosovë koordinohet nga Asociacioni për Kulture, Edukim dhe Arsim - AKEA dhe
Shoqata Ekologjike Eko Viciana me vullnetarët e tyre.
Edhe Ju
mund të bëheni pjesë e "Ora e Tokës në Kosovë", duke siguruar qe qyteti juaj apo
një biznes, të marr pjesë në këtë aktivitet masiv, duke fikur dritat e
objekteve të tyre
simbol gjatë Orës së Tokës dhe duke e bërë publik këtë veprim. Për t'u bere pjese e kësaj fushate lobimi, apo për të kërkuar sqarime për
aktivitetin, mund të
kontaktoni vullnetarët tanë ne adresat: akea_prishtina@yahoo.com dhe eko_viciana@yahoo.com.
Gjithashtu
ju ftojmë që, me datën 23 Mars 2013, gjatë orëve të pasditës, të vini në numër sa më të madh, me qëllim që të firmosni në
eventin e thjeshtë të firmosjes publike për pjesemarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme
ka pasur shumë
sukses. Ne do të jemi në Sheshin Nëna Terezë prej orës 15:00.
Ftojmë dhe mirëpresim përzemërsisht çdo përfaqësues të çdo qyteti të Kosovës, çdo përfaqësues biznesi, shkolle,
universiteti, apo shoqate, që dëshiron të konfirmohet si "Earth Hour City -
Qytet i Orës së Tokës" ta bëjë këtë sa më shpejt duke na shkruar thjesht nje
e-mail (akea_prishtina@yahoo.com).
Lista e institucioneve pjesëmarrëse do të
botohet në faqen zyrtare të "Earth Hour Global". Çdo
ndihmë e tillë do të ishte ndihmë për përfaqësimin sa më të mirë të Kosovës në këtë event global. Le të përpiqemi të gjithë bashkë të kemi sa më shumë qytete dhe sa më shumë qytetarë pjesëmarrës në: "Ora e Tokës 2013".
No comments:
Post a Comment